Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike për të nderuar legjendën Vokrri.
Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Perlat Musta, Ervin Fakaj, Nevil Dede, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodian Duro, Altin Lala, Agustin Kola, Haxhi Ballgjini, Bedri Omuri, Redi Jupi, Luan Pinari, Afrim Tole, Ervin Bulku, Sokol Kushta, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Arjan Peço dhe Altin Haxhi, ndërsa në stol do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.
Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore, teksa e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 po në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri dt.23.07.2021:
























