Connect with us

Sport

Mbrojtësi i Kosovës nënshkruan kontratë tre vjeçare me Interin

Published

on

Andi Hoti nënshkruan kontratën e parë profesioniste. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar nga Kosova, i cili po stërvitet nën urdhrat e Simone Inzaghit te Interi, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin zikaltër.

Futbollisti ka rreth 18 muaj që është transferuar në Milano dhe gjatë kësaj kohe është aktivizuar si për Interin U17 ashtu edhe për U19-ën, teksa në përgatitjet para-sezonale është grumbulluar nga Inzaghi në skuadrën e parë.

Lajmin për rinovimin e dha vetë futbollisti në rrjetet sociale, ku postoi foto e video nga momenti i firmës mbi kontratë dhe nuk e fshehu kënaqësinë që nënshkruan për herë të parë si profesionist.

“I lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Interin, deri në 2024-ën. Dua të falënderoj familjen dhe menaxherët e mi për mbështetjen në arritjen e një tjetër hapi”, shkroi Hoti në rrjetet sociale.

Futbollisti ka lindur në Zvicër, por me prindër shqiptarë dhe ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, teksa deri tani numëron dy ndeshje me përfaqësuesen U17 të Dardanëve dhe në shtator pritet t’i bashkohet U21-shit.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com