Connect with us

Lajme

Manastirliu viziton familjen e lënduar nga shpërthimi në Velipojë

Publikuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka vizituar sot të lënduarit nga ngjarja e rëndë e Velipojës, të cilët po marrin shërbim të specializuar në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

Gjatë bisedës me stafin mjekësor, Manastirliu tha se po bëhet maksimumi për trajtimin e familjes së lënduar rëndë nga shpërthimi në Velipojë, por situata mbetet tejet kritike.

“Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë. Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike” tha Manastirliu.

Gjergji Belba, shef i shërbimit të Djegie-Plastikës, u shpreh se nëna me tre fëmijët kanë prognozë të rëndë dhe situata është jashtëzakonisht kritike, si pasojë e shkallës së rëndë të djegies që kanë pësuar.

Të lënduar janë pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç, me 3 fëmijët e saj, Danjela Gjoka 18 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç. Ata kishin mbërritur një natë më parë në hotel për ta përgatitur për ardhjen e turistëve të parë.

Mëngjesin e së dielës, kryefamiljarja ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët janë transportuar fillimisht për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë./tch/

.

Maqedoni34 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri1 hour ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni3 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme4 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë4 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme4 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni4 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK