Lajme
LSDM dhe Besa do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

Kryeministri Zoran Zaev është takuar me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Për takimin e tyre, Zaev ka informuar përmes rrjetit social Facebooka, me ç’ rast ka njoftuar edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u pajtuam që partneriteti në koalicionin tonë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat sipas specifikave të komunave të ndryshme kërkojmë dhe përcaktojmë kandidatët më të mirë të cilët do të japin rezultatin më të mirë për popullin”, ka shkruar mes tjerash Zaev.
Bashkëpunimin e ka konfirmuar edhe kryetari i Besës, Bilall Kasami..
“Në takimin me kryeministrin Zoran Zaev rikonfirmuan edhe njëherë vazhdimin e koalicionit BESA – LSDM në nivel qendror, ndërkaq për shkak të specifikave të ndryshme Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale do të garoj e vetme në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare. U dakorduam që bashkëpunimi ndërmjet partive të koalicionit të jetë në mënyrë reciproke duke respektuar mëvetësinë e çdo subjekti, ndërsa mbetemi të bindur se koalicionet i krijon sovrani me votën e tij”, shkruan Kasami.

















