Connect with us

Lajme

Lladrovci tregon se çfarë bisedoi me Ali Ahmetin

Publikuar

më

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me ish-deputetin e PDK-së, Fatmir Xhelilin, ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Ai ka thënë se kanë biseduar së bashku shumë tema, që nga ilegaliteti deri tek takimi i Prespës.

“Sot, është më vështirë të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar, për shumë arsye, por, është i mundur dhe duhet të bëhet”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai ka thënë se diplomacia jonë, ashtu sikur edhe partitë politike kanë histori dhe traditë.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Në takim vëllazëror, diskutuam për shumë tema, nga ilegaliteti e deri në takimin e Prespës. Sot, është më vështirë të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar, për shumë arsye, por, është i mundur dhe duhet të bëhet. Fuqia politike, ekonomike, kulturore dhe historike e shqiptarëve, bëhet e dukshme dhe me respekt edhe nga kundërshtarët tanë, kur jemi të bashkuar.

Diplomacia jonë, ashtu si partitë politike kanë histori dhe traditë. Kemi me se të lavdërohemi gjatë historisë. Secili është përpjekur dhe përpiqet të punojë dhe t’i ngris së më lartë e në vendin e duhur çështjet jetike të shqiptarëve, përparimin e përgjithshëm dhe organizimin sa më të mirë shtetëror për qytetarët.

Ata që e minojnë bashkëpunimin, unitetin dhe vullnetin vëllazëror për interesin nacional, koha do t’i shkel pa mëshirë. Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që punojnë me përkushtim, dhe janë të përzgjedhur nga historia. Takim i përzemërt me Dr. Fatmir Xhelilin, Gent Cakajn dhe Ali Ahmetin. Faleminderit vëlla Ali për mikpritjen!”, ka shkruar Lladrovci.

.

Lajme30 minutes ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni1 hour ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri2 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme3 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni4 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri5 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme6 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni8 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme9 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni10 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri10 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

NA NDIQ NË FACEBOOK