Lajme
Kuvendi i PD, Ristani “godet” Bashën: Fshehja nga e…

Arben Ristani një nga kritikët e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit një një postim në “Facebook” ka komentuar, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat ditën e djeshme shprehet se vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme.
Ristani në postimin e tij shkruan se: fshehja nga e vërteta me metodën e strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevojë ulëritëse për opozitë të vërtetë dhe alternative të besueshme.
Postimi i Ristanit:
“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajon dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vertëta me metodën e strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevojë ulëritësë për opozitë të vërtetë dhe alternativë të besueshme”, shkruan Ristani.



















