Connect with us

Lajme

Kuvend, opozita maqedonase sërish bllokoi ligjin e shtetësisë (VIDEO)

Publikuar

më

Fjalimet procedurale të deputetëve të VMRO-së edhe sot u bënë shkak që të mos shqyrtohen amendamentet e propozim Ligjit për Shtetësi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri. Deputetët e VMRO-së filluan me fjalimet e zgjatura, pasi siç thanë, fokusi duhet të jetë në debatin publik për rishikimin e buxhetit.ata kërkjuan që të ndërpritet seanca pasi e konsideruan të dëmshëm ligjin e shtetësisë, ndërsa bënë apel që të përfshihen përfaqësuses të qeverisë dhe ekspertë të kësaj fushe.

“Arsyeja pse reagojmë, është se dje në komisionin për finanasim dhe buxhet,i cili është trup kryesorë për shqyrtimin e buxhetit i cili filloi debatin e përgjithshëm, praktika e kuvendit deri më tani ka qenë se në shtëpinë ligjvënëse kur debatohet për buxhetin, në ato 10 ditë nuk duhet të caktohen seanca tjera për trupat punues dhe senaca plenare, me qëllim që deputetët të fokusohen në dokumentin më të rëndësishëm”, tha Brane Petrushevski, deputet nga rradhët e VMRO-së.

Ndërkaq, nga koalicioni Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa vlersuan se ajo çfarë po ndodhte në komision po kalonte në banalitet dhe se nuk është në rregull që partitë që duan të marrin komuna në zgjedhje lokale, të vazhdojnë me bllokimin e këtij ligji. Deputeti Skender Rexhepi, kërkoi që anëtarët e komisionit t’i lexonin amendamentet e propozuar nga ana e tyre dhe t’i lënë mënjanë interesat politike.

“Ajo që është më me rëndësi duhet secili deputet nëse do të ketë profilin e deputetit pa marrë parasyshë nëse është i pozitës apo i opozitës ta marr ligjin aktual për shtetësi i cili është në fuqi, të humbë pak kohë ta marr edhe ligjin që ne e propozuam së bashku me amendamentet dhe të bëjë krahasim. Të nderuar po flasim për ligjin për shtetësi dhe është në komisionin e duhur, në komisionin për mbrojtje dhe siguri, pasi pikërsiht siguria i ka lënë mijëra njerëz pa shtetësi”, tha Skender Rexhepi, deputet nga rradhët e kooalicionit ASH-AAA.

Nga partia opozitare “E Majta” thanë se propozim ligji i shtetësisë nuk duhet të miratohet pasi sipas tyre nuk përmbush nevojat e qytetarëve pa shtetësi.

“Ky propozim ligj është tërësisht i panevojshëm sepse për të dytën herë i referohet njerëzve të cilët nuk kanë arritur të marrin shtetësi përmes natyralizimit nga ish Republika Jugosllave. Aleanca dhe Alternativa e shfrytëzojnë për agjendat e tyre nacionaliste dhe shoviniste. Problemi është tek disa qytetarë që nuk kanë shtetësi, por problemi i tyre është institucional dhe jo legjislativ, që domethënë kjo nuk zgjidhe me ndryshime ligjore”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i partisë e “Majta”.

Kryetari i komisionit, Mille Tallevski, e përfundoi seancën duke sqaruar se nuk janë krijuar rregulla të procedurës për rifillimin e punës, ndërsa propozuesit e këtij ligji thanë se do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme institucionale që ky ligj të marrë dritë jeshile./Shenja/

Maqedoni45 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK