Connect with us

Kosovë

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

Published

on

Një aksident i tmerrshëm me autobus në të cilin dhjetë pasagjerë u vranë dhe pothuajse 50 u plagosën të dielën në mëngjes afër Slavonski Brod, tronditi Kroacinë dhe Kosovën.

Mediumi kroat, Direktno.hr, ka treguar foto të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij kroat, Andrej Plenkovic, nga brenda spitalit.

Së bashku me kryeministrin kroat Andrej Plenković, ata fillimisht vizituan të lënduarit dhe të plagosurit rëndë në spitalin kryesor dhe më pas u drejtuan për në Antonio Pension, i cili strehon pasagjerë që nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Bashkë me Kurtin janë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com