Connect with us

Kosovë

Kosovari e gjen të copëtuar veturën që i ishte vjedhur para më shumë se 2 javësh

Publikuar

Një qytetar i Mitrovicës së Veriut e ka gjetur veturën e cila i ishte vjedhur dy javë më parë, por jo në gjendjen që e kishte pasur.

Policia njofton se vetura e vjedhur është gjetur e copëtuar te një person i dyshuar.

Hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar.

“Lidhur me rastin, është gjetur vetura e viktimës mashkull kosovar. Vetura është gjetur e copëtuar tek i dyshuari mashkull kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK