Lajme
Kolona të gjata në këto vendkalimet kufitare

Kolonat e gjata në pikat kufitare vazhdojnë të jenë fotografia e përhershme gjatë sezonit të verës.
Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi është nga 30 deri në 45 minuta. Por ekziston mundësia e një rritje në orët në vijim.
Në pikat e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. /SHENJA/















