Lajme
Isen Shabani realizon edhe një projekt të shumëpritur nga banorët e Vrapçishtit

Kryetari aktual i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani po realizon të gjitha premtimet e dhëna para banorëve të Vrapçishtit.
Në kuadër të programës TAV-Maqedoni, kryetari i kësaj komune, Isen Shabani, ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit të shumëpritur për banorët, projekt që ka të bëj me përmirësimin dhe realizimin e Rrjetit të Kanalizimit Fekal për Vrapçishtin.
Vlera e projektit llogaritet të jetë 5.080.000 den. Punimet në terren pritet të fillojnë shumë shpejt./Zyrtare.net/




















