Connect with us

Shëndetësi

Ilaçi për kancerin e qenve, mund të përdoret për parandalimin e COVID-19?!

Published

on

Një ilaç i dhënë qenve për të trajtuar kancerin e tyre mund të përdoret për të penguar Covidin, thonë shkencëtarët.

Masitinib është përdorur në qenët për më shumë se një dekadë, por ende nuk është miratuar për njerëzit.

Akademikët tashmë besojnë se ky ilaç mund të ketë potencial në trajtimin e kancerit të lëkurës, Alzheimerit, astmës dhe sklerozës së shumëfishtë.

Por, tani studiuesit e Universitetit të Çikagos shpresojnë se mund të ofrojë shpresë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Provat laboratorike të masitinib, cili kushton vetëm 2 dollarë për një pilulë, zbuluan se ndaloi përsëritjen e virusit.

Studimet treguan se funksionoi po aq mirë kundër varianteve dhe viruseve të tjera të ngjashme që mund të gjenden tek njerëzit.

Por, provat nuk u kryen tek njerëzit, me pretendimet e bazuara vetëm në testet e ilaçit në minj, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Ekipi tani po planifikon prova te njerëzit, me shpresën se do të vërtetohet se funksionon, dhe ata janë të bindur se do të funksionojnë.

Megjithatë, ilaçi mund të shkaktojë efekte anësore si diarre, të vjella dhe të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës.

The post Ilaçi për kancerin e qenve, mund të përdoret për parandalimin e COVID-19?! appeared first on Klan Kosova.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com