Connect with us

Lajme

“I ftuan në kafe, por i pritën me shkopinj bejsbolli”, rrihen brutalisht dy të rinj në Itali, shqiptari në gjendje kritike (EMRI)

Published

on

Një sulm me shkopinj besjsbolli ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mantova, në Itali.  Dy të rinj, një 35-vjeçar italian dhe një 23-vjeçar shqiptar janë dhunuar nga disa persona të tjerë në parkingun e një qendre tregtare.

Sipas medieve të huaja, dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa 23 vjeçari shqiptar Atilio Ndrekaj është në gjendje kritike.

Autoritetet italiane po hetojnë rastin për të zbuluar dinamikën e ngjarjes, si dhe po kontrollojnë kamerat e qendrës tregtare për të identifikuar autorët përgjegjës.

Ndërkohë, sipas një versioni të parë mbi ngjarjen, të dy të plagosurit ishin ftuar në një takim me anë të një telefonate. Sapo arritën në sheshin e qendrës tregtare, i cili është pak kilometra larg shtëpive të tyre, ata u gjendën mes një grupi që i sulmuan me shkopinj bejsbolli.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com