Connect with us

Sport

Hakimi përshëndet Interin: Një vit i vetëm, por çfarë viti…

Publikuar

Vetëm pak minuta pas firmës mbi kontratën 5-vjeçare me PSG-në dhe prezantimit zyrtar në klubin francez, Achraf Hakimi ka bërë një dedikim edhe për klubin e Interit, ku luajti vetëm një sezon, teksa falënderoi të gjithë stafin, shokët e ekipit dhe tifozërinë zikaltër.

“Ishte vetëm një vit, por çfarë viti. Para se të vija, nuk e imagjinoja se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Interit. Ishte një nder të mbroje këto ngjyra. Ka qenë një sezon i vështirë për shkak të pandemisë, por kam përjetuar momente të paharrueshme, duke fituar titullin dhe shkruar historinë bashkë me ju. Dua të falënderoj të gjithë pjesëtarët e stafit, punonjësit e klubit, tifozët dhe shokët për afeksionin, profesionalizmin dhe respektin. Mbaj Interin në zemër. Një përqafim të fortë për të gjithë dhe forca Inter”, shkroi marokeni në Instagram.

Zikaltrit ishin të detyruar të shesin për të rregulluar bilancin ekonomik dhe sakrifikuan pikërisht mbrojtësin maroken, të cilin e blenë një vit më parë nga Borussia Dortmund, pasi vetëm në drejtim të Hakimit kishte oferta joshëse dhe konkrete.

NA NDIQ NË FACEBOOK