Connect with us

Kulturë

Grubi: Promovimi i vlerave artistike tregues i qartë i frymës progresive të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me delegacionin qeveritar ishte i pranishëm sot në ekspozitën e organizuar nga ana e Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe Galerisë së Arteve Vizuele të Tetovës në kuadër të organizimeve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.Grubi shprehu kënaqësinë e organizimit të një ngjarje të këtillë e cila sipas tij me laramaninë e stileve artistike dhe prezencën e autorëve të ndryshëm në të tregon qartë për ecurinë e mbarë artistike në profile të ndryshme, në proceset e zhvillimit dhe kultivimit të artit në vendin tonë.

Me këtë rast, ai përgëzoi drejtorët e të dy instititucioneve znj. Dita Starova Qerimi dhe z. Ilir Kurtishi, si dhe shprehu përkrahjen e tij maksimale dhe të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në drejtim të promovimit të vlerave të artit.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com