Lajme
Gërvalla në Shkup: Iniciativa e Novi Sadit është e rrezikshme

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se nisma rajonale e emëruar tani “Ballkan i Hapur” është e rrezikshme dhe përmes saj krijohet përshtypja se rajoni ka alternativë tjetër në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit ndërkohë të minishengenit, që nga dita e djeshme të Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë të rrezikshme. Pse e konsiderojmë të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon drejt BE-së, dhe perçimin i këtij mesazhi ne e konsiderojmë që është më i rrezikshëm se vonesat që mund të ndodhin ndërkohë gjatë procesit tonë të integrimit”, ka thënë Gërvalla.
















