Connect with us

Lajme

Erion Braçe ndan lajmin e trishtë: U nda nga jeta një “socialist themeli”

Publikuar

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka ndarë një lajm të trishtë për të gjithë socialistët. Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se Kujtim Rrusho, një “socialist  themeli”, ka ndërruar jetë.

“Kujtim Rrusho ishte një socialist! Një burrë, një bashkëshort, një baba, një familjar i mirë; një socialist themeli, i drejtë, i ndershëm, i sakrificës, kurrë nuk u tërhoq as në ditët më të rënda të terrorit fashist;

i plagosur nga e njëjta bandë e shtetit, i qëndroi dhunës barbare e mbrojti qindra socialistë të tjerë në Gradishte e mijëra të tjerë në Lushnje! Sot u ndal për të udhëtuar në një botë më të mirë; prehu në paqe Kujtim” shkruan Braçe.

NA NDIQ NË FACEBOOK