Connect with us

Ndryshe

Eni Vasili publikon foton e parë të vajzave

Published

on

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili, një ditë më oarë u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy binjake.

Ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë moderatorja e njohur, e cila ka postuar një foto mjaft të ëmbël ku shfaqen duart vogëlusheve dhe nënës së tyre.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin.”

Kujtojmë këtu se më parë, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.

NA NDIQ NË FACEBOOK