Connect with us

Shëndetësi

Ekspertët thonë se nuk duhet të hyni në bare e restorante nëse nuk jeni vaksinuar

Published

on

Më pak se gjysma e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa për shkak të raste të reja me virus ekspertët po bëjnë thirrje për t’i rikthyer masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Profesori i mjekësisë dhe kirurgjisë në Universitetin “George Washington”, ka thënë se personat të cilët nuk janë vaksinuar deri tani në SHBA, nuk duhet të futen në lokale dhe në restorante pasi që mund të infektoheni.

Në 48 shtete, shkalla e rasteve të reja COVID-19 gjatë javës së kaluar u rrit për 10%. Mjekët nga Alabama, Misisipi, Florida dhe Misuri treguan se spitalet janë mbushur me pacientë të moshave më të reja të infektuar me virus.

Sipas eksperteve mbrojtja më e mirë nga virusi vjen vetëm me anë të vaksinimit, ku deri më tani vetëm 49.1% e popullsisë amerikane është vaksinuar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Ekspertët thonë se nuk duhet të hyni në bare e restorante nëse nuk jeni vaksinuar appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK