Connect with us

Lajme

Dy kosovarë me Lamborghini dhe BMW drejt Vlorës me 225 km/h – nuk ndalen as në radar (VIDEO)

Publikuar

Policia shqiptare po bën thirrje që të bëhet kujdes në komunikacion.

Autoritetet shqiptare kanë treguar edhe për shpejtësitë e frikshme që po ndodhin nëpër rrugë e të cilat janë kap ka radari policor rrugor.

Dy makina luksoze, një Lamborghini dhe një BMW, janë konstatuar nga policia duke bërë gara në autostradën Fier-Vlorë, duke arritur shpejtësi tepër të larta, deri në 225 km/h.

“Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMW” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie””, njofton Policia e Shqipërisë përcjell Klankosova.tv.