Connect with us

Religjion

Dita e Arafatit – Dita më e veçantë e vitit

Published

on

Sot (19.07.2021) është Dita e Arafatit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s na mëson se: “Agjërimi i Ditës së Arafatit i fshin  mëkatet e dy viteve, vitit të kaluar dhe vitit që vjen.” Kjo është thirrje që nesër të jemi agjërues. Gjithashtu është një thirrje  që këtë rast të veçantë të mos e  trajtojmë si shumë procese të kohës moderne. Mëkatet nuk janë sikur aplikacionet në telefonat e mençur dhe të fshihen me një klik apo me një ditë agjërimi  të ditës më të  rëndësishme të vitit. Qëllimi është të ndjejmë mall për Allahun dhe kënaqësinë e tij si dhe të  ndihemi të turpëruar për shkak të lëshimeve dhe gabimeve tona që kemi.

Duam që nesër të ketë sa më shumë agjërues, por gjithashtu duam që nesër ai që nuk falët të ndjehet i turpëruar pse është i pakujdesshëm ndaj Zotit; duam që i riu që luan kumar apo bën zina të ndjej neveri nga këto vepra; që funksionari të filloj t’u shërbej njerëzve ashtu siç duhet. Nesër është Dita e Arafatit dhe njeriu duhet të mendoj mirë, sepse shumë shpejt do të vijë dita kur të gjithë do dalim para Allahut në mahsher ashtu siç dalin haxhinjtë në Arafat!/ Përktheu: A. D. Islampress

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com