Sport
Debutim fantastik i Vrionit me WSG Tirol!


Pak ditë më parë Giacomo Vrioni u huazua nga Juventusi te skuadra e Bundesligës austriake WSG Tirol me të cilët u prezantua në mënyrën m të mirë në miqësoren e parë teksa arriti të linte shenjë duke shënuar dy gola në barazimin 3-3 ndaj austriakëve të Rakoë.Në minutën e 20-të sulmuesi i kombëtares shqiptare fitoi një 11-metërsh të cilin e kthehu vetë në gol në tentativën e dytë, ndërkohë që 6 minuta më vonë shënoi edhe të dytin personal për ta çuar ndeshjen në 2-0. Në fund ndeshja u mbyll në barazim 3-3 por për Vrionin që kishte kryer vetëm një seancë stërvitore me WSG Tirol debutim më të mirë nuk mund të kishte.





















