Connect with us

Lajme

“Dalim nga Qeveria”: Nëse Zaev bën koalicion me BDI-në, si do të veprojë Besa tani?

Published

on

Dalim nga Qeveria nëse Zaev e mbështet BDI-në në zgjedhjet lokale”, kështu deklaronin eksponent të lartë të Lëvizjes Besa para se Zaev të lidhë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Por pas koalicionit, sekretari i përgjithshëm i Besës, Arjanit Hoxha, ditë më parë tha se Besa do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë edhe pse Zaev ka lidhur koalicion me BDI-në dhe njoftoi se Lëvizja Besa do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale në të cilat do të kandidojë pjesën më të madhe të lidershipit.

Hoxha më tej tha se presin që Qeverisja ndryshe një vjeçare e Lëvizjes Besa pritet të bëj diferencën në zgjedhjet lokale.

Jemi parti serioze, që jemi pjesë e Qeverisë thuajse një vjet, dhe realisht i hymë shumë seriozisht garës në zgjedhjet lokale si parti politike. Duam të shohim nëse pjesa e pushtetit që kemi bërë diferencën do të relfektojë edhe në nivel të zgjedhjeve lokale që edhe jemi të bindur se do të reflektojë”, tha Hoxha.

Ai në asnjë moment nuk përmendi daljen nga Qeveria por ishte shumë i bindur se Besa nuk i bashkëngjitet koalicionit LSDM-BDI.

.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com