Connect with us

Kosovë

Çifti shqiptar nga Kosova vdesin nga përmbytjet në Gjermani

Publikuar

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë. Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova të cilët jetojnë në Gjermani.

Trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. Burimet bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës, njofton Botasot.

Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti. Përveç Gjermanisë më këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.

NA NDIQ NË FACEBOOK