Connect with us

Lajme

“BE të lajmërohet kur të vendosë”: Zaev ironizon me BE para takimit të ‘mini shegen’

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka përsëritur të martën se shteti i tij ka plotësuar kriteret për fillim të negociatave për anëtarësim dhe se i mbetet të vendosë hapi i ardhshëm.

Unë e kam thënë, kjo është punë e BE’së. Kur të vendosin të vazhdojmë atë proces, të lajmërohen. Ne ndërkohë po vazhdojmë me europianizimin këtu” ju tha Zaev gazetarëve.

Ai kështu u përgjigj kur ju kërkuar të komentoj deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev që ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka shkelje sistematike të të drejtave qytetarëve me prejardhje bullgare dhe se Shkupi po plotëson kriteret vetëm për fillimin e negociatave me BE.

Zaev shtoi se nuk do të bëjë replikë me Radev përmes mediave por theksoi se “gjithë bota ka lëvduar për mënyrën e realizimit të një shoqërie të barabartë për të gjithë” në Maqedoninë e Veriut.

.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com