Connect with us

Lajme

ASH denoncon: Nuk jepen termine për dokumente personale

Publikuar

më

Aleanca për Shqiptarët ka alarmuar edhe sot për mungesën e terminëve për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Shefik Duraku nga kjo parti, thotë se problemi rëndohet më shumë, sepse shumë mërgimtarë nuk arrijnë të vijnë në vend edhe përskaj vendimit për vlefshmërinë e pasaportave të skaduara. Siç thotë, të njëjtit janë kthyer në kufij pasi kanë bërë me mijëra kilometra rrugë.

Ka alarmuar se të njëjtit nuk do të mund as të regjistrohen si popullsi rezidente në procesin e regjistrimit që është duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse këta qytetarë nuk arrijnë të vijnë në vend, atëherë ata nuk do të mund të sigurojnë dokumente për një vit dhe kështu ata nuk do të hyjnë në numrin e popullsisë rezidente”, tha Duraku, transmeton TV21.

Ka shtuar se nga dje janë ndërprerë të gjitha terminët për shkak të mungesës së formularëve në gjuhën maqedonase dhe dy gjuhësh.

“Radhët janë të shkurta, por pritja për terminë është e gjatë”, tha Duraku./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK