Lajme
ASH-AAA : Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me rrena

Për trotinetët elektrik të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka reaguar opozitarja Aleanca për Shqiptarët. Nga ASh thonë se ky është vetëm një mashtrim parazgjedhor i BDI-së para zgjedhjeve lokale
“Blerja e disa trotinetëve për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është vetëm një tentim për të mbuluar luksin e funksionarëve të BDI-së. Në prag të zgjedhjeve lokale, Bujar Osmani dëshiron tu hedh hi syve të qytetarëve, përderisa bashkëpartiakët e tij, kryetarët e Komunave të Dibrës, Strugës, drejtorë të ndërmarrjeve publike, si dhe vetë Qeveria, shpenzojnë miliona denarë për vetura të shtrenjta.
Tani që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellur diplomacinë tonë dhe procesin integrues ne gjendje kolapsi, i del kohë të bëjë PR koti me trotineta 200 euroshe. Urojmë që së paku t’i ketë blerë me çmim të tregut, duke patur parasysh të kaluarën e tij përplot dyshime korruptive kur eshtë fjala për tenderë publik”, thuhet në reagim.


















