Lajme
ASH-AAA: BDI në Çair ka prodhuar geto urbane me ndërtesa pa leje

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzon Komunën e Çairit për ndërtime pa leje dhe abuzim me ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Thonë se Çairin për 16 vite e kanë udhëhequr njerëz të paaftë, qëllimi i vetëm i të cilëve ka qenë ta pasurojnë veten, familjen dhe klanin e tyre.
“Dëshirojmë ta pyesim kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu se cilat nga ndërtesat e reja në Çair ka leje ndërtimi. Pyetja e dytë për të është në çfarë xhepa ka përfunduar ryshfeti dhe përqindjet në mënyrë që të lejohen këto ndërtime të egra. Nëse thotë se nuk ka marrë ryshfet atëherë shtrohet pyetja se për çfarë arsye ka lejuar këto ndërtimet”, deklaroi Bekim Sali nga Koalicioni ASH-AAA.



















