Connect with us

Sport

Arsenali vatër infektimesh, anulon turneun amerikan

Published

on

COVID-19 prish planet e Arsenalit sa u përket përgatitjeve parasezonale. Për shkak të pozitivitetit të disa anëtarëve të ekipit, klubit anglez iu desh të anulonte turneun në Shtetet e Bashkuara dhe të hiqte dorë nga ndeshjet miqësore të verës të planifikuara në SHBA, duke përfshirë ndeshjen e planifikuar më 25 korrik, kundër Interit. Mësohet se lojtarët pozitivë janë të gjithë asimptomatikë.

Sipas faqes angleze “The Athletic”, “Topçinjtë” kanë vendosur të anulojnë programin e tyre për shkak të rritjes në mënyrë të papritur të të infektuarve në orët e fundit pak para se të niseshin për në Shtetet e Bashkuara. Londinezët pas sfidës kundër kampionëve të Italisë, të dielën, më 25 korrik, tri ditë më pas do të përballeshin me Milionarios ose Evertonin.

Një emergjencë që do të detyrojë organizatorët e Kupës së Floridës të kërkojnë një klub tjetër për të zëvendësuar “Topçinjtë”, ndërsa klubi londinez duhet të ndërpresë zinxhirin e infektimeve që të mos ketë probleme serioze në fillim të Premier Leagues, teksa ndeshja e parë e skuadrës së Artetës do të luhet më 13 gusht, përballë Brentfordit.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com