Connect with us

Lajme

Anketa e BRIMA-s: LSDM para VMRO-së, BDI dhe ASH me diferencë të ngushtë

Published

on

Brima e cila merret me hulumtime në pyetjen “Nëse sot mbahen zgjedhje parlamentare, për cilën parti politike do të votoni”, 18.9% e të anketuarve janë përgjigjur për LSDM, ndërsa 16.3% për VMRO-DPMNE-në. Më pas renditet BDI me 6.3%, Aleanca për Shqiptarët 5.9%, “E majta” me 4.3%, Lëvizja Besa me 3.9% dhe PDSH-ja me 1.6%.

Në pyetjen se në cilin politikan keni më shumë besim, kryetari i LSDM-së ka 12.6% mbështetje, 6% ka Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti 5.6%, Ziadin sela 5.3%, Stevo Pendarovski 4.6% dhe Dimitar Apasiev 3.5%.

Po ashtu në pyetjen “Sipas mendimit tuaj, çfarë është më mirë për vendin tonë: A duhet të anëtarësohemi në BE”, 76% e të anketuarve janë shprehur pro, 19.8% kundërshtojnë anëtarësimin në BE dhe 3.9% janë pa përgjigje.

Hulumtimi është zbatuar nga 28 maji deir më 16 qershor dhe janë përfshirë 1.194 të anketuar.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com