Lajme
Alarmohen familjarët/ Dy fëmijë të mitur humbin në plazhin e Shëngjinit

Një episod i ankthshëm ka ndodhur sot në Shëngjin, ku kanë humbur dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç.
Familjarët të alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë, ku pas kontrolleve për rreth një orë janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe i janë dorëzuar familjarëve.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin, Lezhë
Shërbimet e Policisë në Shëngjin ,kanë marrë njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.
Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjëndje të mirë shëndetësore.
Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.

















