Connect with us

Kosovë

Aksidenti tragjik në Kroaci, kreu i policisë kroate e konfirmon: Kishte fëmijë brenda

Publikuar

Kreu i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti i sotëm, ku një autobus kosovar dol inga autostrada dhe humbën jetën 10 persona.

Nga vendi i ngjarjes, ai konfirmoi se në autobus kishte edhe fëmijë, mosha e të cilëve ende nuk dihet. Ai shtoi se mes 10 viktimave është edhe njëri nga shoferët.

“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus, mes tyre edhe fëmijë. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer u vranë. 44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, katër u operuan. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë, në pritje për t’u akomoduar në një strukturë të siguruar nga qarku,” tha Trut.

NA NDIQ NË FACEBOOK