Connect with us

Lajme

Ahmeti – Rama: Politikanët modern ndërtojnë ura lidhëse për paqe dhe stabilitet

Publikuar

Në ditën e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka realizuar takim me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Me këtë rast, Ahmeti e ka uruar Ramën për mandatin e tretë, ndërkohë që në takim është biseduar mbi sfidat të cilat i presin vendet tona, por edhe rajonin në rrugën drejtë integrimit europian, të cilat duhet të tejkalohen.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte një precedent në historinë politike dhe për zgjidhjen e saj ishte e nevojshme të gjindej një inovacion që do të ishte shembull në historinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilën e arritëm në një moment kur të gjithë thonin se është e pamundur, dhe sot jemi duke parë rezultatet pozitive të kësaj Marrëveshje, ka theksuar më tej Ahmeti.

Kontesti me Bullgarinë gjithashtu ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Ramës, duke ju referuar vizitave të fundit që janë realizuar në Sofje me qëllim të tejkalimit të pengesave që i ka vendosur pala bullgare.

NA NDIQ NË FACEBOOK