Connect with us

Shëndetësi

A mund të merret vaksina COVID-19 si pilulë, në të ardhmen?

Published

on

Tani për tani mbrojtja kundër COVID-19 po bëhet përmes vaksinimit, por në të ardhmen këto vaksina mund të merren nga inhalatori ose në formë të pilulave.

Kimistja Ingemo Andersson po shpreson që një produkt i vogël mund të luajë rol të madh në luftën globale kundër koronavirusit duke iu mundësuar njerëzve të marrin versione të vaksinave në formë të pilulave në shtëpi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kompania “Iconovo” po bashkëpunon me hulumtues të imunologjisë në Stokholm, ISR, të cilët kanë zhvilluar një vaksinë në formë të pluhurit kundër COVID-19.

Kjo vaksinë përmban proteina të prodhuara të virusit COVID-19 (ndryshe nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca të cilat përdorin ARN dhe ADN për këto proteina) dhe mund të përballojë temperaturat deri në 40 gradë Celsius.

Ky është një kontrast i madh me kushtet e nevojshme për të ruajtur vaksinat aktuale të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të cilat janë të gjitha në formë të lëngshme.

Ato duhet të ruhen në shishe të forta qelqi në temperatura të ulëta deri në -70 gradë Celsius, para se të transferohen në frigoriferë, ose ato humbin efektivitetin.

Vaksinat e tilla (në formë të pilulës) janë ende në një fazë të hershme të zhvillimit dhe ende duhet shumë punë për të bërë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

 

 

 

The post A mund të merret vaksina COVID-19 si pilulë, në të ardhmen? appeared first on Klan Kosova.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com