Connect with us

SKENA

“A ke kontakt me Andin?”, Jasmina ka përgjigjen interesante…

Publikuar

Para disa ditësh, Jasmina Kadriu deklaroi se ishte në një lidhje të re dashurie, por u shpreh se nuk do të zbulonte asgjë më shumë. Së fundmi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka bërë një bisedë virtuale në “Instagram”, ku ndjekësit e kanë pyetur edhe në lidhje me Andin, me të cilin dukej se do të krijonin një çift.

“A ke kontakt me Andin apo nuk keni folur më kur u larguat nga “Përputhen”?”, e ka pyetur dikush Jasminën.

“Nuk kemi folur që për ditëlindje të Fationit, që kur jemi bërë bllok. Nuk kam çfarë të shtoj më”, është shprehur bukuroshja brune.

Kujtojmë se gjatë ditëlindjes së Fationit, Andi ishte larguar për në Vlorë, ku ndodhej Diona Fona.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK