Connect with us

Shëndetësi

A duhet të alarmohemi për rastet e riinfektimit me COVID-19 pas vaksinimit?

Publikuar

më

Raportet e njerëzve që riinfektohen me koronavirus përkundër vaksinimit mund të tingëllojnë alarmante, por ekspertët e lartë të shëndetit thonë se ka shumë prova që vaksinat po bëjnë pikërisht atë që supozohet të bëjnë, po pakësojnë gjasat e rëndimit të sëmundjes dhe vdekjen.

Treguesi më i mirë sipas tyre është se shtrimet në spitale dhe vdekjet në SHBA janë pothuajse të gjitha nga të pavaksinuarit. Sipas Anthony Fauci, specialisti i lartë i sëmundjeve infektive nga qeveria amerikane, riinfektimi me koronavirus nuk do të thotë që vaksina po dështon.

Në fakt autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se edhe pse vaksinat kundër COVID-19 janë tepër të efektshme , rreth 95%, ato nuk janë perfekte. Por, derisa varianti Delta filloi të përhapet, rreziku i riinfektimit filloi të merrte shumë vëmendjen e publikut.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë për muaj që njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë as të testohen pas ekspozimit ndaj të infektuarve nëse nuk shfaqin simptoma. Agjencia citon prova të kufizuara që të vaksinuarit që infektohen pa simptoma, kanë më pak të ngjarë ta transmetojnë virusin te të tjerët, sesa ata që ende nuk e kanë marrë vaksinën.

“Riinfektimi ka tendencë të jetë i lehtë, sepse sistemi imunitar i një personi të vaksinuar nuk ka pse të fillojë nga e para për të luftuar koronavirusin. Edhe nëse virusi depërton kundër antitrupave të nxitur nga vaksina, mbrojtjet dytësore hyjnë në veprim dhe zakonisht, virusi ndalet brenda disa ditësh”, tha imunologu i Universitetit të Pensilvanisë, Scott Hensley, raporton Apnews, transmeton Klankosova.tv.

 

 

The post A duhet të alarmohemi për rastet e riinfektimit me COVID-19 pas vaksinimit? appeared first on Klan Kosova.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri12 minutes ago

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Lajme2 hours ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri3 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme4 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni5 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri6 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme7 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion8 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni8 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri9 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni9 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme9 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

NA NDIQ NË FACEBOOK