Connect with us

Shëndetësi

2020-ta ishte vit rekord për shkaktimin e stresit

Publikuar

Viti pandemik do të hyjë në histori për rekord të stresit, shqetësimit, zemërimit dhe trishtimit te të gjithë njerëzit në të gjithë botën.

Kështu thotë një studim i Gallup i bazuar në anketimin e 160,000 njerëzve nga 116 vende të botës gjatë vitit 2020 dhe fillimit të 2021.

Niveli i stresit u rrit më së shumti, me një “rekord prej 40% të të rriturve në të gjithë botën”, niveli më i lartë që 15 vjet. Pra gati 190 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën përjetuan stres më të lartë vitin e kaluar sesa në vitet e paraprake. Në fakt globalisht, gratë me fëmijë të vegjël në shtëpi bartën barrën e stresit, shqetësimit, zemërimit dhe trishtimit.

Ndërsa sipas studimit infektimi ose vdekja nga COVID-19 ishin padyshim shkaktarë të mëdhenj të stresit dhe emocioneve negative, siç ishte edhe ndikimi ekonomik i pandemisë.

Iraku udhëheq botën në indeksin e përvojës negative me pandeminë, kurse Tajvani shënoi indeksin e emocioneve negative më të ulët.

Globalisht, rritja e emocioneve negative filloi në të vërtetë 10 vjet më parë, sipas raportit. Arsye kryesore thuhet se janë trazirat politike, ekonomike, korrupsioni dhe pabarazia në të ardhura.

Mirëpo rezultatet treguan se njerëzimi arriti të qëndrojë në emocione pozitive, pavarësisht ndikimit negativ të pandemisë. El Salvador udhëhoqi botën në pozitivitet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

 

 

The post 2020-ta ishte vit rekord për shkaktimin e stresit appeared first on Klan Kosova.

Lajme13 minutes ago

Taravari: Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë

Shqipëri23 minutes ago

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

Kosovë2 hours ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni2 hours ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë3 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni4 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri4 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni5 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë5 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme5 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni5 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

NA NDIQ NË FACEBOOK