Sport
Zyrtare, Obanor lë Laçin firmos në Kroaci, Istra merr edhe ishin e Partizanit!


Erhun Obanor lë Laçin pas vetëm një sezoni duke u transferuar zyrtarisht te skuadra e Nk Istra në kampionatin kroat. Vetëm pak orë pasi zyrtarizoi afrimin e ish-sulmuesit të Partizanit nigerianit tjetër Solomon i cili ishte një objektiv edhe për të kuqtë e Ilir Dajës në këtë merkato, klubi kroat ka bërë me dije edhe afrimin e Obanor. Termat e kontratës së Obanor me Istrën dhe kohëzgjatja e saj nuk bëhet e ditur megjithatë ajo që ka rëndësi është që mbrojtësi afrikan ka lënë Kategorinë Superiore pas dy sezonesh pas eksperiencave me Kukësin dhe Laçin duke lënë një boshllik të madh në mbrojtjen e kurbinasve.






















