Connect with us

Lajme

Zudi Enuzi Koka: Fushata e BDI-së hipokrizi

Published

on

Kryetari i degës së ASH-së në Çair, Zudi Enuzi Koka në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook e ka quajtur hipokrizi fushatën e nisur të BDI-së.

Ai thekson se BDI është partia e cila ka shkatërruar çdo gjelbrim për këto vite që ka udhëhequr me shqiptarët.

Postimi i plotë i Enuzi-Koka:

“Në pragë të zgjedhjeve lokale e në mungesë një oferte konkrete për elektoratin, partia që për 20 vite po qeverisë shqiptarët po na thotë se tani e tutje si prioritet do të ketë jetën cilësore dhe ruajtjen e mjedisit jetësor. S’do mend se edhe kjo ide është një fyerje e radhës që po iu bëhet shqiptarëve.

Pushteti lokale që përgjatë kohë ka qenë në duar të kryetarëve të propozuar nga BDI, jo që nuk është menduar për të gjelbëruar dhe përmirësuar jetën e shqiptarëve por ka shkatërruar çdo hapsirë të gjelbër dhe ka betonziuar çdo pëllëmb të tokës. Kjo platformë kinse e re dëshmon hiç më pak se një hipokrizi.

Vendbanimet shqiptare kanë nevoj për hapsirë të gjelbra dhe jetë cilësore por shqiptarët më shumë se kurr kanë nevoj për ujë për pije, shqiptarëve më shumë se kurrë kanë nevoj për rrjet kanalizimi atmosferik, shqiptarët akoma kanë nevoj për rrugë, pra PO shqiptarët kanë nevoj për gjelbërim por shqiptarët kanë po akoma nevoj për gjëra elementare për të bërë një jetë të dinjitetshme”, shkruan kryetari i degës së ASH-së në Çair, Zudi Enuzi Koka./Zyrtare.net/