Lajme
Zgjedhjet në PD, hidhet shorti për renditjen e kandidatëve në listë

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike të Shqipërisë u mblodh pasditen e sotme dhe hodhi short për renditjen në fletën e votimit të kandidatëve për zgjedhjet e 13 qershorit.
Në praninë edhe të përfaqësuesve të kandidatëve, që u bënë pjesë e shortit, renditja në fletën e votimit është si më poshtë:
1. Fatbardh Kadilli
2. Edith Harxhi
3. Agron Shehaj
4. Lulzim Basha
Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike do të mbahen në 13 qershor 2021.
Prej ditësh kreu aktual i PD ka nisur një tur nëpër Shqipëri ku është takuar me strukturat e partisë së tij. Në një prej takimeve Basha ai do ta çojë drejt fitores Shqipërinë./tch/
.



















