Connect with us

Lajme

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, Kushtetuesja sqaron arsyet pse iu drejtua Komisionit të Venecias

Publikuar

më

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka reaguar publikisht duke shpjeguar arsyet se pse zgjodhi t’i drejtohej për opinion ekstra Komisionit të Venecias për pretendimet e palëve mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Ky organ e ka cilësuar padinë e Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet, si të një natyre unike, ndërsa këshillimin me organet e tjera të specializuara, siç është Komisioni i Venecias e sheh si veprim të domosdoshëm.

“Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecies, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës me ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe me një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë. Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë”, thekson gjykata.

Në reagimin e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se debati publik i krijuar pas vendimit për t’iu drejtuar Venecias është jokonstruktiv dhe nuk i shërben të mirës publike.

“Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj”, theksohet më tej.

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Shoqata e Bashkive paditi në Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit duke kërkuar që të shpallen të pavlefshme, për shkak se PD-ja dhe LSI-ja bojkotuan procesin.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Venecias e ka përshëndetur edhe znj. Ademi, e cila në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive beson se do të japë një vendim të drejtë dhe në dobi të qytetarëve.

“Kam bindje që GJK do të japë drejtësi për të drejtat e qytetarëve, drejtësi kushtetuese, drejtësi për pluralizëm, drejtësi për shtet dhe pushtet pluralist, drejtësi për çdo institucion aktor dhe faktor që kanë detyrim të zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën”, shkroi mes tjerash Voltana Ademi, ditën kur Gjykata Kushtetuese vendosi t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias./Euronews Albania/

.

Maqedoni42 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri1 hour ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri10 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme11 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK