Lajme
Zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 në Shqipëri, Celibashi: 38 kandidatë nuk dorëzuan formularin e dekriminalizimit

Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri ka prezantuar në Kuvend raportin e veprimtarisë së punës së institucionit që drejton për vitin 2020.
Celibashi tha se 38 kandidatë të subjekteve politike nuk pranuan të dorëzojnë formularin e Dekriminalizimit pranë KQZ në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019.
Kryekomisioneri u ndal dhe tek zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, duke thënë se janë 5 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që nuk mundën të votonin.
Celibashi tha se ky është dhe numri aktual i qytetarëve që kanë deklaruar vendbanimin e tyre jashtë vendit./tvklan.al/
.

















