SKENA
Zbulohet djali me të cilin Ledjana u kap në makinë

Ledjana u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.
Një fotografi e saj në makinë me një mashkull misterioz, publikuar nga portalet kosovare, bëri xhiron mediatike.
U tha pamjet janë shkrepur në një karburant në Mitrovicë, por kush është mashkulli në fjalë dhe çfarë e lidh atë me Ledjanën?
Personi në fjalë është një mik i Ledjanës me origjinë nga Turqia, ai quhet Onur dhe me profesion është parukier.
Së fundmi, Onuri, me të cilin Ledjana bashkëpunon sa i përket imazhit të saj, në Tiranë është në përgatitje të hapjes së sallonit të ri të bukurisë në Mitrovicë, ku Ledjana si imazh do të jetë e ftuar në hapje.
Mes dyshes nuk ka as më shumë e as më pak se miqësi dhe bashkëpunim profesional.
Mister mbetet nëse Ledjana është në një lidhje të re apo jo, mirëpo sa i përket Onurit – nuk ka asgjë të fshehtë e as të pasqaruar nga tani e tutje./CNA.al

















