Connect with us

Lajme

Zaev dhe Rama kritikojnë funksionimin e BE-së

Publikuar

më

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama kritikuan ashpër mosarritjen e konsensusit mes vendeve anëtare të BE-së pasi nuk u dha datë për fillimin e negociatave. Zaev tha se dështimi vendos në pikëpyetje vlerat evropiane kurse problem është vetë BE-ja.

“Sot Evropa ka problem. Ideja e madhe vizionare për Evropë të bashkuar sot ka problem. Kurse problem është vetë Bashkimi Evropian. Brukseli tregoi se BE-ja nuk arriti të gjejë mënyrë ta sigurojë integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor. Ky është problemi. 26 vende anëtare të BE-së nuk arritën të pengojnë bllokimin e një vendi anëtar, është problem i Evropës i krijuar nga vetë Bashkimi Evropian” – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev nuk pranon kushtin e Bullgarisë që Marrëveshja e vitit 2017 mes dy vendeve në jetë pjesë e kornizës negociuese të Shkupit me BE-në.

“Në negociata ose në kornizë nuk duhet të vendosen çështje bilaterale. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe është një qëndrim që e ndajnë të gjithë vendet e tjera të BE-së. Identiteti nacional maqedonas thjeshtë është e pamundur të jetë objekt negociatash – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Nëse BE-ja na dëshiron do të jem i lumtur dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk do të më bëjë të palumtur – tha kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai shtoi se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht zhvillimeve rreth zgjerimit.

Bashkimi Evropian ka dështuar përsëri të mbajë premtimin, t’i rrijë angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshme të shtynë përpara pa rezerva sepse ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Evropian dhe nëse ne nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionimit të BE-së në raport me ne, ne mundemi, duhet dhe do të ndryshojmë vijimisht mënyrën e funksionimit tonë në raport me tjetrin” – deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Dy kryeministrat u takuan në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik. Ndërkohë, në takimin e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së nuk u arrit konsensus për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bullgaria nuk hoqi veton për Shkupin duke kërkuar garanci për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të nënshkruar në vitin 2017 mes Shkupit dhe Sofjes.

.

Shqipëri28 minutes ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme1 hour ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni2 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri3 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme4 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni5 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri5 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë5 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme6 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni7 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni7 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

Lajme7 hours ago

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën

NA NDIQ NË FACEBOOK