Lajme
Zaev: Çështja me FFM-së do të zgjidhet në bazë të Marrëveshjes së Prespës dhe rregullave të UEFA-së

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një komunikatë me shkrim për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe televizionin shtetëror grek ERT tha se ttashmë kanë ngritur aspektin specifik me Federatën e Futbollit dhe në periudhën e ardhshme do të zgjidhin çështjen bazuar në Marrëveshjen e Prespës dhe rregullat dhe traditën e Federatës së futbollit evropian UEFA.
Komunikata e kryeministrit Zaev vjen pas reagimeve në Greqi për stemën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM në fanellat e ekipit tonë kombëtar.
“E gjithë Evropa e di që ekipi ynë kombëtar i futbollit përfaqëson Maqedoninë e Veriut në kampionat. Edhe nëse Federata nuk është një entitet publik, ekipi kombëtar është. Siç është në të gjitha vendet në botë. Është një ekip kombëtar i Maqedonisë së Veriut, e parëndësishme për inicialet e Federatës së fanellave. Ne tashmë kemi ngritur aspektin specifik me Federatën dhe në periudhën e ardhshme do ta zgjidhim çështjen bazuar në Marrëveshjen e Prespës dhe rregullat dhe traditën e UEFA-së”, tha kryeministri Zaev.
















