Ndryshe
Xhanan Halili në EuroGame, flet për yjet e futbollit dhe Fc Shkupin

Prezantuesja Xhanan Halili ka qenë mysafire e rradhës nga Maqedonia e moderatores së njohur të sportit Lei Kraja në emisionin Eurogame që i dedikohet Euro2020 në Euronews.
Në Eurogame ku mysafir ishin edhe njohës të mirë të futbollit u analizuan ndeshjet e zhvilluara veçmë por edhe u dhanë parashikime rreth ndeshjeve vijuese.
Prezantuesja Xhanan Halili që ishte e vetmja mysafire femër e ftuar nga Maqedonia foli për skuadrën e Maqedonisë si reprezentacion që ka shënuar historinë në këtë kompeticion me 5 lojtar shqiptar me në krye Enis Bardhin.
Derisa fliste për potencialin që kanë lojtarët shqiptar në Maqedoni Halili nuk kurseu kritikat ndaj kombëtares shqiptare që nuk ka ftuar me kohë talentët shqiptar të Maqedonisë siç është Enis Bardhi dhe të tjerët.
Në kampionatin vendor të Maqedonisë, Halili tha se është tifoze e Fc Shkupit dhe me tifo grupin e njohur Shvercerat. Emisioni u shoqërua herë pas here me batuta dhe të qeshura mes mysafirëve të ftuar në studio.




















