Connect with us

Sport

Wamangituka nuk ekziston, sulmuesi ka ndërruar identitet në 2018-ën

Published

on

Silas Wamangituka, sulmues 21-vjeçar i Stuttgartit, që këtë sezon ka arritur të shënojë 11 gola në 25 ndeshje në Bundesligën gjermane, nuk ekziston. Në fakt sulmuesi ka emrin e vërtetë Silas Katompa Mvumpa dhe është 22-vjeç, ndërsa vetë futbollisti dhe klubi i Stuttgartit kanë konfirmuar se ai ka luajtur me dokumente false.

Bëhet fjalë për një rast të ngjashëm me brazilianin Eriberot në vitin 2002- në Serinë A, që emrin e vërtetë e kishte Luciano, por këtë herë sulmuesi i Stuttgartit ka rënë pre e makinacioneve të agjentëve, ndaj edhe klubi gjerman i ka dalë në krah, i bindur në pafajësinë e tij.

“Pa mbështetjen e klubit dhe agjentit tim të ri, nuk do ta kisha menduar kurrë të bëj këtë hap, për të zbuluar këtë të vërtetë, por vendosa të mos rri më me frikë dhe të luaj me letra të hapura. Dikur kam pasur frikë për veten dhe familjen në Kongo, por këtu ndihem në shtëpinë time dhe jam i sigurt”, u shpreh sulmuesi.

Ndryshimi i identitetit është bërë në verën e 2018-ës, për të favorizuar kalimin me parametra zero te francezët e Ales, ndërsa tani pritet një vendim, që mund të jetë edhe pezullim i përkohshëm për sulmuesin, por klubi i Stuttgartit mbetet besimplotë se gjithçka do të kalojë pa pasoja.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com