Kosovë
Vuçiq: Për ndërkombëtarët, Kosova është e kompletuar e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur rreth gjetjes së një zgjidhje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Në një intervistë për Tv Pink, Vuçiq, ka përmendur edhe idenë e shumëpërfolur të korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.
Megjithatë, Vuçiq ka thënë se shumë njerëz kanë dalë kundër një ideje të tillë, por shton se askush nuk ofron një ndarje të Kosovës.
“Është e lehtë për njerëzit që të thonë se jemi kundër korrigjimit dhe ndarjes. Dhe unë i pyes ata se kush na ka ofruar një gjë të tillë. Fatkeqësisht, askush s’na ka ofruar një gjë të tillë, sepse sipas tyre, Kosova është e kompletuar dhe e pavarur. Pikë”, ka thënë Vuçiq.
.






















