Sport
“Vrasje nga pakujdesia”, Avokati i djalit të Maradonës kërkon arrestimin e 4 personave


Hetimet për vdekjen e Diego Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020 për shkak të një arresti kardiak, nuk ndalen. Avokati Mario Baudry, i cili përfaqëson Dieguiton, djalin që “El Diez” solli në jetë nga lidhja me Veronica Ojeda, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidros arrestimin e menjëhershëm të Dr. Leopoldo Luque, si dhe të psikiatres Agustina Cosachov, të psikologut Carlos Díaz dhe të Dr. Nancy Forlini “për vrasje nga pakujdesia”, siç është bërë e qartë nga përmbledhja e paraqitur para gjykatësit. Të katër mjekët po trajtonin shëndetin e Diego Maradonës në javët e fundit të jetës së tij me detyra të ndryshme.






















