Lajme
Vrasja e Artan Santos/ Artan Hoxha bën deklaratën e fortë

Gazetari Artan Hoxha ka risjellë sot në vëmendje vrasjen e bankierit Artan Santo, shtatë vite më parë, në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar në vendin tonë, gjithçka është si shtatë vite më parë.
Ndërsa shpërndan edhe një postim të shtatë viteve më parë, gazetari thekson se sot është po aq e rrezikshme, të hetosh për ekzekutorët dhe urdhëruesit e vrasjes së Santos.
“Fiks ne te njejten ore, si 7 vite me pare….
Asgje nuk ka ndryshuar nga ai mengjes i nxehte fundqershori…
Tan Santo, nese na sheh nga aty lart, te rremosh mbi atentatin tend sot, se cilet ishin urdheruesit, organizatoret, ekzekutoret apo ata qe ndihmuan ne fshehjen e gjurmeve, eshte po aq e rrezikshme sa para 7 vitesh…”-shkruan Artan Hoxha./CNA.al



















